INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
IN zbulon 10 hitet shqip të vitit 2016 [VIDEO]

IN zbulon 10 hitet shqip të vitit 2016 [VIDEO]

Publikuar më: 20:00 30-12-2016

Me afrimin e fundit të vitit, shumë bilance e klasifikime bëhen mbi atë që lëmë pas, e në mesin e tyre sigurisht që nuk mund të mungonte edhe lista e “Like Shqip Top10” për vitin 2016, pra lista e këngëve më të votuara nga fansat dhe më të luajtura në IN Tv dhe IN Radio 105.7.

Viti 2016 ka qenë shumë i pasur me muzikë cilësore dhe hite në muzikën shqiptare. Shumë prej tyre janë kthyer në lajtmotiv dashurie, janë bërë pjesë e playlistave të telefonave, i kemi dëgjuar pa pushim në çdo ambient, dhe sigurisht kanë qenë pjesë e rubrikës “Like Shqip Top10” në intv.al. Konkurenca mes artistëve shqiptarë ka qenë shumë e fortë, ku disa kanë arritur të krijojnë hite të cilat, edhe pse në gjuhën shqipe, kanë arritur të depërtojnë gjithandej nëpër botë, e të tjerë kanë bërë “namin” me koncerte në vendin tonë e më gjërë.

Në një countdown nga 10-1 do të ju prezantojmë 10 këngët më të pëlqyera shqiptare për vitin 2016.

10- Nora Istrefi- Sa t'kam dasht

Në vendin e 10-të, pozicionohet Nora Istrefi me këngën e saj “Sa t’kam dasht”. Me tu publikuar në fillim të vitit, kjo këngë shumë ritmike u shndërrua menjëherë në hit.  Nisur nga fakti se dashuria është shpesh herë reciproke, edhe ne i treguam Norës që e duam, pasi ajo shfaqet në supërformë në klip, me një stil të veçantë dhe shumë seksi.

9-Mozzik-Dhezu

Në vendin e 9-të është rënditur Mozzik me “Dhezu”. Padyshim ky ishte një ndër vitet muzikorë më të suksesshëm për reperin e ri Kosovar, me një seri bashkëpunimesh me artistët më të njohur dhe të talentuar. Por projekti I tij më i pëlqyer për këtë vit që lamë pas, ishte pikërisht “Dhezu”. Një këngë shumë ritmike, e cila e ka shoqëruar Mozzik-un në çdo concert, dhe është dëgjuar në çdo ambient, pse jo edhe në “ara”, “lendina”dhe “Myslym Shyr”, duke ndezur “spllifa”.

8-Majk- Dashni

Në vendin e 8-të është pozicionuar Majk me “Dashni”, e cila erdhi pas bashkëpunimit me Ghetto Geasy “Sjena mo”dhe  kishte të njejtin fat. Një këngë ndryshe nga Majk,  që u kthye menjëherë në hit, dhe teksti i saj u bë refren për të gjithë dëgjuesit shqiptar. Ky hit shërbeu si një trampolinë suksesi për të, pasi Majk pasuroi repertorin e tij me shumë këngë të pëlqyera nga publiku shqiptar. Ai di si të ua rrënbeje zemrat atyre.

7-Mc Kresha-Era

Në vendin e 7-të është rënditur Mc Kresha me “Era”.Ky hit është një ripërpunim i këngës “Era” të grupit Gjurmët, dhe ëshët sjellë në një version të ri nga reperi kosovar, me tekst të ri, vargje të cilat Kresha i ka shkruar vetë. Era, e cila është pjesë e albumit “Rapsodët N’Rap T’Sodit” bëri “boom” menjëherë, dhe u prit shumë mirë nga fansat. 

6-Ledri Vula- Srmn 

E gjen kur bjen shi, ose bjen borë, me xhamat qel, edhe spllifat n’dor, tu u sill nq’qytet 20 n’or.E gjejmë edhe në Brezovicë,  por Ledrin sigurisht që do e gjenim edhe në top listën e këngëve më të mira shqip për vitin 2016. Reperi i njohur është bërë pjesë e kësaj liste me hitin e tij “SRMN”, ku e shohim Ledrin në versionin “Bad Boy”. Kënga është publikuar me klip bardh e zi, pjesë e të cilit janë bërë peshat më të rënda të rap-it, si KAOS, Mc Kresha, Lyrical Son e Gjiko.

5-Enca ft Noizy- Bow Down

Në këtë listë nuk mund të mungonte edhe “Bow Down” e Noizy-t dhe Enca-s, të cilët janë renditur në vendin e 5-të. Kur dy nga artistët më të suksesshëm shqiptar, pjesë e labelit OTR, bëhen bashkë, perfundimi dihet, superhit. I tillë ishte edhe “Bow Down”, një nga këngët më të dëgjuara e të pëlqyera nga publiku shqiptar, të cilët iu “përkulën” Noizyt dhe Encës për këtë kengë me ritme verore.

4-Dafina Zeqiri ft Kaos- Na

Dafina Zeqiri, Lumi B dhe Vig Poppa vendosën tabelën “Stop, the Party is Here” dhe na sollën një këngë shumë të suksesshme nën ritmet, RnB dhe Hip Hop, ashtu siç vetëm ata dinë. Bëhet fjalë  për hitin “Na” e cila pozicionohet në vendin e 4-ët të kësaj liste. Me stilin e veçantë të Duffye, origjinalitetin e KAOS, kjo këngë “pushtoi” çdo ambient të mundshëm dhe ishte pjesë e pandarë e jona gjatë këtij viti.

3-Alban Skenderaj- Duart Lart

Edhe pse erdhi si një surprizë pas bashkëpunimit me Elinel “Kam Nevoje”, fundi i saj dihej, pasi Alban Skënderaj e ka shumë të vështirë, ose për ta thënë më saktë, e ka të pamundur të na zhgënjejë. Kënga e tij “Duart Lart” mban vendin më të ulët të podiumit në listën e “Like Shqip Top10 of 2016”.  Të gjithë ngritëm duart lart me Albanin, kërcyen nën ritmet e kësaj këngë të shkruar nga vetë ai, Por e veçanta e këtij projekti, ishtte videoklipi i animuar, që rrallë herë bëhet nga këngëtarët shqiptar.

2-Elvana Gjata- Njesoj

Me titull “Njësoj”, por në asnjë mënyrë njësoj si herët e tjera, në vendin e dytë renditet Elvana Gjata. Elvana ndryshoi stil, pamje mjaft të kuruar, ritëm  dhe perfundimi ishte i shkëlqyer, Kënga e saj “Njesoj”  është pëlqyer jashtë  mase, për shkak edhe të stilit të veçantë, pasi edhe pse flet për ndarjen është shumë e kërcyeshme. Pas “Njësoj”, suksesi vijoi me “Lejla”.

1-Era Istrefi- Bonbon

Viti 2016, ishte padiskutim viti i Era Istrefit.Hiti i saj “BonBon” i kaloi të gjitha pritshmëritë, dhe suksesi i saj u shpërnda përtej Shqipërisë dhe më gjërë. Me një stil shumë të veçantë, një një klip që këtë herë është zhvilluar pa ndërprerje deri në fund, “BonBon” vjen si alternim i shumë rrymave, në të cilin artistja bukuroshe të jep përshtypjen se bën rap, na bën të kërcejmë si dhe na hipnotizon. Kaq u desh, që “Sony Music” të bënin pjesë të saj këngëtaren shqiptare dhe përfaqësimi nga gjigantët e muzikës, i lë shumë hapësirë imagjinatës. 

Jehona e “Bonbon” është dëgjuar në mbarë botën, dhe suksesi i saj pasqyrohet në çmimet ndërkombëtarë të fituar, ku vlen të përmendim “Gold Awards” në Amsterdam dhe “EBBA”, si dhe ftesat në programet më të njohura në botë. Ky superhit është bërë edhe objekt miksimi i shumë DJ, pse jo edhe pjesë e Mashup(një përmbledhje e këngëve më të mira të vitit). Nuk mund të mos përmendim edhe “bekimin” e saj nga personazhet më të njohur, si Katy Perry, Kim Kardashian.

Article Logic
Execution time: 0.0044751167297363