INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
IN Tv vëzhgim. Ambasada Ruse ‘hesht’ në Tiranë

IN Tv vëzhgim. Ambasada Ruse ‘hesht’ në Tiranë

Publikuar më: 16:13 27-03-2018

In Tv vendosi që të vëzhgojë sot veprimet pranë ambasadës ruse në tiranë, një ditë pasi ministria e jashtme lajmëroi dëbimin e 2 zyrtarëve të kësaj ambasade. Edhe pse ‘furtuna’ diplomatike arriti pikën kulmore një ditë më parë, zyrtarët e kësaj ambasade duket se kanë vendosur të qëndrojnë në heshtje dhe gjithë kundërshtinë e këtij veprimi t’ia lënë në dorë Moskës Zyrtare. Edhe pse qëndruam disa orë me radhë pranë ambasadës rusë, aty nuk kishte asnjë lëvizje, vetëm disa drita të ndezura por asgjë më shumë.

Efekte
Askush nuk hyri dhe nuk doli gjatë kohës që ne vëzhguam, e aq më pak një qëndrim konkret nga ana e ambasadës për vendimin e palës shqiptare ndaj dëbimit të 2 zyrtarëve të saj nga Tirana. Ndaj IN Tv me anë të një emaili kërkoi zyrtarisht një qëndrim të ambasadës Ruse mbi vendimin e Shqipërisë për dëbimin e dy zyrtarëve ët lartë të ambasadës. Por duket se ata kanë vendosur që ti përgjigjen këtij vendimi me anë të qëndrimit zyrtar të ministrisë së jashtme ën Moskë, e cila gjatë mbrëmjes së ditës së hënë shpërndau një njoftim për mediat në të cilin thuhet:
Njoftimi i Ministrisw sw Jashtme Ruse:
E shohim këtë veprim si një akt jomiqësor i cili nuk përputhet me objektivat dhe interesat për të zbardhur arsyet dhe për të identifikuar përgjegjësit e incidentit të ndodhur më 4 mars 2018 në Salisbury. Ky gjest provokues i solidaritetit famëkeq me Londrën nga ana e këtyre vendeve, të cilët i ndoqën verbërisht autoritetet britanike në të ashtuquajturën “çështje Skripal” dhe as nuk u përpoqën t’i merrnin vesh rrethanat e ngjarjes, përbën vazhdimin e linjës konfrontuese drejt përshkallëzimit të situatës.

Article Logic
Execution time: 0.0036988258361816