INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Imazhet e rreme. Studimi: Mashtrimi nuk u kuptua në 40% të rasteve [VIDEO]

Publikuar më: 18:31 18-07-2017

Një studim i ri i publikuar së fundi tregon se pse imazhet e rreme mund të mashtrojnë kaq shumë. Studimi zbuloi se njerëzit nuk janë shumë të mirë në ndarjen e imazhe të vërteta nga ato të rreme. Pjesë e eksperimentit u bënë, njerëz të cilëve ju treguan një numër imazhesh të vërteta dhe të rreme.  Ata diktuan fotot e rreme rreth 60 për qind të kohës, gjë që është pak më shumë se norma e saktësisë prej 50 për qind. Për më tepër, kur njerëzve ju kërkua që në mënyrë specifike të përcaktojnë se çfarë probleme mendonin se kishte fotografia, ata e treguan saktësisht pjesën e rreme të fotografisë vetëm në 45 për qind të kohës. Ekipi i studiuesve anglezë tha se "studimi zbuloi se njerëzit nuk janë shumë të përsosur në zbulimin dhe gjetjen e manipulimeve të imazhit dhe se kjo mund të sjellë pasoja serioze. Vështirësia e dallimit të imazhit të manipuluar nga ai i vërtetë vjen për shkak të nivelit të lartë që kanë fotografitë të cilat ekspozohen përmes rrjeteve sociale, internetit dhe medieve duke mashtruar njerëzit.

Article Logic
Execution time: 0.0034580230712891