INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ilir Meta ka një dekoratë për Aleksandër Arvizu

Ilir Meta ka një dekoratë për Aleksandër Arvizu

Publikuar më: 10:37 27-11-2018

Ambasadorët Amerikanë kanë patur gjithnjë një rol të veçantë në vendin tonë. Te gjithë emrat e krerëve të ambasadës mbahen mend nga opinioni publik. Madje deklaratat e tyre kanë shoqëruar jo radhë herë edhe përballjen politike. Një prej tyre është dhe Aleksandër Arvizu. Ai ka ushtruar mandatin e Ambasadorit të SHBA-s përpara se sa në Shqipëri të mbërrinte Donald Lu. Në fakt të dy këta emra kanë bërë mjaft ‘zhurmë’ dhe kanë tërhequr vëmendje të madhe me qëndrimet e tyre. Por Aleksandër Arvizu është rikthyer në Shqipëri. Kësaj radhe jo për një mision diplomatik por duket se Shqipëria i ka mbetur në ‘zemër’. Edhe vendi ynë ka një vlerësim të veçantë për Aleksandër Arvizu, ndaj Presidenti Ilir Meta ka vendosur që ta dekorojë.

Njoftimi i Presidencës:
“Në Institucionin e Presidencës në orën 11:00 zhvillohet ceremonia e. Dekorimit të ish- Ambasadori në Shqipëri, z. Arvizu. Ftohen mediat të ndjekin aktivitetin”.

Article Logic
Execution time: 0.0037040710449219