INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ilir Meta dhe Edi Rama kalojnë festat bashkë. Monika vetëm

Ilir Meta dhe Edi Rama kalojnë festat bashkë. Monika vetëm

Publikuar më: 10:14 29-11-2018

Festat kanë bashkuar dy krerët e shtetit. Edi Rama dhe Ilir Meta do të bashkohen sërish sot në varrezat e Dëshmorëve. Të dy institucionet kanë lajmëruar se në orën 10:00 do të jenë në varrezat e dëshmorëve për homazhe në Ditën e Çlirimit. Kjo ditë ka ndarë dhe bashkëshortët presidencial. Ndërsa Ilir Meta do të shkojë për homazhe me Kryeministrin Edi Rama, vetëm një gjysmë ore me vonë do të mbërrijë në varreza kryetarja e LSI. Lëvizja Socialiste për Integrim lajmëron se Monika Kryemadhi do të zhvillojë homazhe në varrezat e dëshmorëve në orën 10:30. 

Edhe këtë vit e djathta dhe e majta vijojnë të festojnë të ndarë ditën e Çlirimit. Teksa demokratët e kujtojnë këtë ditë në të njëjtën me Ditën e Flamurit, të majtët thonë se çlirimi i vendit u bë më datë 29 Nëntor.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034408569335938