INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Il Gionarle D’Italia”, fëmijët shqiptarë braktisen në Itali. Po për çfarë?

“Il Gionarle D’Italia”, fëmijët shqiptarë braktisen në Itali. Po për çfarë?

Publikuar më: 15:24 31-08-2017

Media online të “Il Gionarle D’Italia” ka shkruar në lidhje me një situatë alarmante që lidhet me fëmijët shqiptarë në Itali. Sipas saj në shtetin Italian po kthehet në shqetësim të fortë fenomeni i fëmijëve shqiptarë të braktisur qëllimisht në rrugë me motiv, sigurimin e lejeve të qëndrimit.
Në shkrim nënvizohet: “Kalojnë kufirin me autobusë turistikë. Janë të shoqëruar nga të afërm, shokë ose edhe nga vetë prindërit e tyre. Sapo arrijnë në Itali deklarojnë se janë fëmijë të braktisur. Qeveria jonë është e detyruar t’u plotësojë dokumentat, të gjejë strehim dhe t’i ushqejë.”
Ata me sa duket i favorizon dhe ligji. Sipas ligjit italian, të miturit e braktisur nuk trajtohen njëlloj me mazhorenët dhe përfundojnë nën përgjegjësinë e institucioneve. Të braktisurit përfshihen në sistem, ndërsa ata që i sjellin, në shumë raste vetë prindërit, rikthehen në Shqipëri.
Sipas “Il Gionarle D’Italia” 5190 të mitur të huaj kanë hyrë në Itali dhe janë shpallur si “të braktisur”. Shifrat janë publikuar nga Ministria e Punës italiane dhe nga zyrat e politikave sociale. Pas këtyre shifrave fshihen dhe të miturit shqiptarë që duke mashtruar  përfitojnë përfshirjen në shkolla e punë. Sipas të dhënave të fundit të këtij viti të huajt e ardhur nga Ballkani kanë qenë 1662, ku një pjesë e madhe janë shqiptarë. Shifrat flasin dhe për 2221 të mitur nga Gambia dhe 2123 të ardhur nga Egjipti.

Article Logic
Execution time: 0.0037150382995605