INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Ija e Besit” hap Instagram dhe pret vizita, presidenti Meta i shkon për “qokë”, ja si e respekton ajo [VIDEO]

“Ija e Besit” hap Instagram dhe pret vizita, presidenti Meta i shkon për “qokë”, ja si e respekton ajo [VIDEO]

Publikuar më: 14:40 11-01-2018

Aktori i njohur, Bes Kallaku e ka bërë gjyshen e tij të famshme përmes videove të vazhdueshme që publikon në rrjetet sociale bashkë me të. Mirëpo, tani gjyshja më e famshme e showbiz-it shqiptar ka nisur rrugëtimin e saj në botën e rrjeteve sociale dhe brenda pak orëve, ka postuar foto të shumta me përshkrime epike.
Besi dhe bashkëshortja e tij Xhensila e kanë përkrahur vendimin e saj dhe kanë ftuar të gjithë që ta ndjekin atë.

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar në profilin e tij zyrtar një video ku shihet se ka shkuar në shtëpinë e gjyshes së Besit në Bubq dhe ka shkruar: “Nuk mund të nisesha për në Rinas pa ndaluar në Bubq tek Ija e Besit.”.
Këtë video e ka ripostuar Besi i cili sigurisht me doza humori thotë që Ija tashmë po pret vizita meqe ka hapur Instagram dhe një nga miqtë e tyre që ka shkuar për të uruar Ijen është presidenti Ilir Meta.

Por gjyshja e Besit e ka respektuar atë siç i ka hije në fshat, me gjizë, domate dhe pak...raki (thotë Meta).
Ndër të tjera, përderisa presidenti po udhëtonte për Kroaci, Ija i ka kërkuar atij ta merrte me vete pasi nuk ishte me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhin. 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038318634033203