INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Identifikohen dy viktimat e atentatit në Lushnje, çfarë lidhje kanë ata me Aldo Baren [FOTO]

Identifikohen dy viktimat e atentatit në Lushnje, çfarë lidhje kanë ata me Aldo Baren [FOTO]

Publikuar më: 19:15 11-10-2017

Qyteti i Lushnjes është tronditur mbrëmjen e sotme. Në qendër të qytetit, pranjë komisariatit tek “Ura e Prroit” ka patur një përplasje me armë zjarri nga e cila kanë vdekur 2 të rinj dhe 3 të tjerë janë plagosur.
Shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë Jurgen Hoxha, nipi i njërit prej anëtarëve të bandës së Albo Bares, ndërsa plumbave nuk mundi t’i shpëtonte as Zaimir Latifi, 27 vjeç. Po ashtu, i plagosur rëndë mbeti edhe pronari i lokalit, Marius Xhepexhiu. Po ashtu mësohet se viktimat janë miq të familjes së Albo Bares. Burime nga policia bëjnë me dije se një automjet është gjetur i djegur në aksin rrugor Lushnje – Berat në vendin e quajtur ‘Çukas i Vjetër’. Sipas policisë, dyshohet se mjeti i përket autorëve të dyshuar të atentatit të cilët i kanë vendosur flakën për të humbur gjurmët. 

Viktimat:

1.Jurgen Hoxha 26 vjeç

2.Zamir Latifi 26 vjeç

Të plagosur:

1.Marjus M. Xhepexhiu 26 vjeç

2.Bujar Turku 66 vjeç po kalonte me biçikletë (i plagosur rastësisht)

3.S.Xh 25 vjeç

Informacion paraprak nga policia

Në datën 11.10.2017 në lagjen “Loni Dhamo”, në vendin e quajtur “Ura e Përroit” Lushnje, nga persona të paidentifikuar ende është qëlluar me armë zjarri automatik dhe si pasojë kanë ndërruar jetë 2 shtetas, ka mbetur i plagosur rëndë 1 tjetër, si dhe ka marë dëmtim të lehtë edhe një shtetas tjetër i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve pa probleme për jetën.

Viktimat janë shtetasit Z. L, 23 vjeç dhe J. H., 22 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnje.

Shtetasi i plagosur rëndë është M.Xh, 26 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo”, i cili po transportohet për në Tiranë.

Si dhe ka marrë demtim të lehtë shtetasi B.T, 66 vjeç.

Gjithashtu në Sallën Operative Lushnje ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Lushnje-Berat, në po digjet një mjet.

Grupi hetimor ka shkuar menjëherë ku ka gjetur në automjet tre arme zjarri automatike.

Automjeti dyshohet se mund të jetë i autorëve.

Eshtë ngritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

collagetat.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038139820098877