INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ide gjeniale, në mungesë të një babai nëna e re punëson një aktor për vajzën e saj

Ide gjeniale, në mungesë të një babai nëna e re punëson një aktor për vajzën e saj

Publikuar më: 11:30 19-04-2019

Një nënë e re nuk dëshironte që vajza e saj e vogël të gjykohej nga miqtë e saj që nuk kishte baba. Ndaj dhe i erdhi në mendje një ide gjeniale. Ajo mori vendimin për të punësuar një aktor. E për 10 vjet askush nuk e dintë që burri që shoqëronte vogëlushen nuk ishte i ati, por një aktor. 

Megumi ishte një fëmijë shumë i vogël kur prindërit e saj u ndanë dhe babai i saj që nga ajo kohë u zhduk nga jeta e saj.
Nëna, Asako, kujton se fëmija filloi të pyeste se ku ishte babai i saj. Asako vuri re një ndryshim në sjelljen e vajzës së saj, fëmija pushoi së foluri me të, u tërhoq nga vetja dhe refuzoi të shkonte në shkollë. Nëna e saj kuptoi se fëmija po fajësonte veten për mungesën e babait të saj dhe gjithashtu u bë viktimë e ngacmimeve në shkollë, siç ndodh shpesh me fëmijët e prindërve të vetëm në Japoni.
Asako vendosi t'i jepte vajzës atë gjë që donte më shumë, një baba.
Asako kishte dëgjuar për punësimin e aktorë që pretendonin të ishin të afërm ose njerëz të dashur.
Kështu ajo vendosi të marrë me qira dikë që të luajë rolin e babait të Megumit. Marrja e një aktori ka një kosto të konsiderueshme, por është lidhja emocionale dhe implikimet etike të pretendimit të një marrëdhënieje për më shumë se një dekadë që e bëjnë këtë histori të diskutueshme.
Për shembull, aktori Takashi pranon se karakteri i tij dhe Megumi janë bërë shumë të ngjashëm. Ata sillen si një familje dhe thonë "Unë të dua”. “Ndryshimi i personalitetit dhe identitetit është shumë i rëndësishëm në këtë punë", tha aktori.
Asako, megjithatë, sqaron se do që Takashi të vazhdojë të luajë rolin e babait për një periudhë të pacaktuar, se do të donte të ishte i pranishëm në martesën e vajzës së saj dhe për këtë arsye edhe të luajë rolin e gjyshit shkruan BBC.com. Gruaja ka kuptuar se shumë njerëz nuk e miratojnë zgjedhjen e saj, por beson se iluzioni i të qenit babai është ende i mirë për Megumin dhe se ajo është e bindur që ka bërë një veprim të mirë.

Article Logic
Execution time: 0.0036828517913818