INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ide dhuratash për Shën Valentin në momentin e fundit

Ide dhuratash për Shën Valentin në momentin e fundit

Publikuar më: 18:08 12-02-2016
Simbolet e ditëve të sotme për Shën Valentinin janë zemrat, pëllumbat dhe engjëlli Kupid.
Në shekullin e 19, dedikimet për Shën Valentinin jepeshin përmes kartolinave, të cilat u bënë shumë popullore. Në Britani pothuajse gjysma e popullsisë shpenzon 1.3 miliard paund për Ditën e Shën Valentinit duke blerë kartolina, lule, çokollata apo dhurata të tjera. Ja disa sugjerime, kur nuk keni asnjë ide se çfarë të dhuroni:
 
 1. Zemra dhe lule
Lulet mbeten gjithmonë  një dhuratë e bukur. Ato nuk janë vetëm tradicionale, por preferohen nga kudo në botë. Buqetës me lule, shtojini disa çokollata në formë zemre.
 
2. Blini një libër me poezi dashurie
Shkoni në një librari dhe zgjidhni një libër me poezi dashurie. Nuk ka rëndësi, nëse keni zgjedhur sonetet e Shekspirit, poezitë e dashurisë se Rumit, ose poezitë e persiane të shekullit të 13. Kjo  dhuratë do jetë e përjetshme.
 
3. Nuk keni rezervuar në ndonjë vend? Mos u shqetësoni!
Nëse nuk keni rezervuar në ndonjë vend romantik me partnerin tuaj, zgjidhni të qëndroni në shtëpi. Përfitoni nga koha e mbetur të blini ushqimet që preferoni më shumë dhe krijoni vet atmosferë romantike. Kjo do ndihmojë edhe nëse koha nuk është e mirë. Fundja, ku ka si ngrohtësia e shtëpisë!
 
4. Blini aksesorë
Për Shën Valentin, gjithmonë preferohen aksesorët. Koha e ka vërtetuar se për femrën do ishte ideale një varëse, ndërsa për meshkujt një orë. Për sa i përket vlerës së tyre, kjo varet nga mundësia e secilit.
 
5. Zgjidhni një foto së bashku dhe zmadhojeni
Ajo mbetet kujtim përjetë dhe do lumturojë shumë partnerin. Pasi ta zmadhoni, vëreni në një kornizë të bukur. Kjo do ishte ide fantastike, për dhuratë në momentin e fundit.
Article Logic
Execution time: 0.0039680004119873