INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ibra, një milionë Euro në muaj te Man. UTD

Ibra, një milionë Euro në muaj te Man. UTD

Publikuar më: 15:38 27-06-2016

E premtja, e 1 Korrikut 2016. Kjo është dita e së vërtetës për zyrtarizimin e transferimit të Zlatan Ibrahimovic te Manchester United. Mediat britanike janë të sigurta për transferimin e sulmuesit në “Old Trafford”.  Pas lamtumirës nga përfaqësuesja suedeze dhe një periudhe të shkurtër pushimesh prej angazhimit në Kampionatin Europian, Ibrahimovic do të firmosë kontratën 1-vjeçare me gjigandët angleze.

Për sezonin në radhët e Djajve të Kuq, ku do të ribashkohet me JosE Mourinho-n, sulmuesi do të paguhet një milionë Euro në muaj. Madje, pas vendismit të sulmuesit për t’u tërhequr nga Kombëtarja mendohet se është pikërisht “Special One”. Ibra i ka premtuar trajnerit se do të hiqte dorë nga Lojërat Olimpike Rio 2016, për të mos humbur fazën përgatitore të Manchester United, në kuadër të sezonit të ri.

Por, edhe pse kishte paralajmëruar se në momentin e largimit nga Paris Saint Germain mund të vazhdonte karrierën në një tjetër kontinent, Zlatan do të qëndrojë në Europë, për të luajtur në Premier League. Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi.

Article Logic
Execution time: 0.0021967887878418