INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I zuri vendin Marinës tek ''Procesi Sportiv'', Fjoalba e ''The voice'' ka dy fjalë për të gjithë ne

I zuri vendin Marinës tek ''Procesi Sportiv'', Fjoalba e ''The voice'' ka dy fjalë për të gjithë ne

Publikuar më: 17:49 16-06-2018

Siç e dini Marina tashmë nuk është pjesë e “Procesit Sportiv” që pas largimit të saj për në Klan. Së fundmi zëvendësimi i saj me prezantuesen e re Fjoralba Ponari, ka shkaktuar shumë komente në mediat rozë. Mirë po e bukura në këtë mes është se vajza që do të prezantojë përkrah Ed Manushit, duket një konkurrente e denjë dhe goxha simpatike.

E ftuar ditën në “Pop Culture” me Dojna Memën ka treguar se nuk ka asnjë arsye se përse ta krahasojnë me Marinën, pasi mes tyre nuk ka asgjë të përbashkët.

sdio.png

“Nuk më pëlqen që më krahasojnë me Marinën, nuk kemi asgjë të përbashkët, e vetmja gjë e përbashkët është në lidhje me Manushin që është kimia që dyja çiftet kanë në ekran, domethënë vendi ishte vakant unë nuk zëvendësova asnjë njëri”, është shprehur Fjoralba.

Ndër të tjera ajo ka folur dhe për ata që mendojnë se Manushi e ka zgjedhur pasi ajo është bjonde dhe tërheqëse si Marina.

-640-0-5b2520ee3d001.png

“Shiko se ka një staf të tërë që merret me këtë pjesë, nuk është se merren vetëm me pjesën e aparencës, ka dhe një anë teknike thashë edhe kimia si ne funksionojmë si çift, domethënë është një proces i tërë pas zgjedhjes së një individi. Përsa kohë që ai nuk ka arritur të gjej një bashkëprezantuese sezonin e kaluar atëherë i bie që kjo gjë që unë po i vë kaq rëndësi nuk ka funksionuar, ndoshta dhe ka vajtuar mungesën e Marinës , e mirë ishte e talentuar pse mos ta qante”, ka thënë ajo duke qeshur.

-640-0-5b2520ecda0f3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035731792449951