INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I zbuloi 4 lidhje paralele dhe e quajti të dashurën ordinere, por ish-i i Rezart Veleshnjës ‘’merr hak’’ me postimin e fundit[FOTO]

I zbuloi 4 lidhje paralele dhe e quajti të dashurën ordinere, por ish-i i Rezart Veleshnjës ‘’merr hak’’ me postimin e fundit[FOTO]

Publikuar më: 21:49 10-02-2019

Rezart Veleshnja është përfshirë në një vorbull romance, të cilën aktori ka vendosur ta bëjë edhe publike.

Para se të lidhej me të dashurën aktuale, të cilën e akuzoi për 4 lidhje paralele dhe e konsideroi një “ordinere”, aktori kishte një tjetër histori dashurie që zgjati për 2 vite.

Bëhet fjalë për grimieren e filmave aksion, Pranvera Metolli, me të cilën vetë aktori konfirmoi se fejesa me të ishte prishur, para se të na prezantonte me dashurinë e tij të re. Në atë kohë ai thoshte se:

“Është e vërtetë që jemi ndarë. Ishte për arsye pune dhe mospërputhje oraresh. Ajo është gocë e përkryer dhe unë e kam xhan, edhe pse ajo është rritur në një ferrë të madhe. Unë kuptova njëherë e mirë shprehjen se nga ferra mbin trëndafili”, tha asokohe aktori.

Por ditën e sotme Rezarti ka lajmëruar ndarjen nga e dashura tjetër, Lorena, për të cilën u shpreh pak kohë më parë se e ka studiuar dhe e ka ndjekur.

Menjëherë pas këtij lajmi të bujshëm ku Veleshnja akuzonte për tradhti, ish-e fejuara Pranvera Metolli ka reaguar me disa thënie se çdo të thotë të jesh vetëm:

“Ji një person i mirë, por mos u mundo t’ia shpjegosh këtë të tjerëve”.

“Të qëndruarit vetëm nuk do të thotë se jam e vetme. Do të thotë se jam mjaft e fortë për t’i përballuar gjërat e vetme”, shkruan më tej grimierja.

234-1.png

GFDFHJ.jpg

SDGDFJK.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037448406219482