INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I vunë tritol në makinë, 48-vjeçari është vëllai i ish-drejtoreshës me postin e rëndësishëm

I vunë tritol në makinë, 48-vjeçari është vëllai i ish-drejtoreshës me postin e rëndësishëm

Publikuar më: 19:45 23-11-2018

Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë të premte në lagjen "Kushtim" të Vlorës. Një makinë ka shpërthyer si pasojë e një lënde plasëse eksploziv.

Policia bëri me dije së është lënduar 48-vjeçari Agron Allushaj nga Vlora.

Sipas hetimeve paraprake, lënda shpërthyese është vendosur në pjesën e pasme të automjetit.

I lënduari mësohet se ndodhet në sallën e reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë, ku po merr trajtimin e duhur mjekësor. Dyshohet se ai ka humbur gjymtyrët.

Ndërkohë bëhet me dije se i plagosuri është drejtor i një guroreje dhe vëllai i ish-drejtores së Hipotekës së Vlorës Laureta Alushaj Tozaj.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave.

Article Logic
Execution time: 0.0036160945892334