Rrobat e reja kanë një sekret për të cilin të gjithë duhet të jemi në dijeni.
Asnjëherë nuk duhet të bëjmë gabim dhe t’i veshim menjëherë pasi i kemi blerë.
Në shumë raste, irritimet dhe alergjitë e lëkurës shkaktohen nga kemikate që krijohen në rrobat e reja.
Profesori Donald Belisto, dermatolog, pohon se rrobat e reja duhet të pastrohen menjëherë si të arrini në shtëpi.
Rrobat e reja mund të sjellin edhe mikrobe nga personat që kanë provuar ato para jush.
Gjithashtu larja e rrobave të reja ka dhe një rëndësi të madhe në higjenën personale.
Ju mund të supozoni se rrobat janë të pastra, vetëm sepse duken të tilla, mirëpo duhet të bëni kujdes.