INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"I vetmi në shtëpi" së shpejti në një version të ri, dhe nuk e dimë nëse do të gëzoheni apo trishtoheni si fansat e 'Disney'! [FOTO]

Publikuar më: 15:17 07-08-2019

“Home Alone” siç shqiptohet në gjuhën shqipe, I vetmi në shtëpi është një nga filmat më të ndjekur të “Disney” për gati 30 vite me radhë dhe më i pëlqyeri për tu pare sidomos në Natën e Krishtlidjeve.

Ky film komedi ka në qendër një djalë të vogël të quajtur Kevin, 10-vjeçar, i cili harrohet në shtëpi nga familjarët dhe kalon një sërë ndodhish me dy hajdutë që tentojnë të hyjnë brenda vilës.

MV5BMzFkM2YwOTQtYzk2Mi00N2VlLWE3NTItN2YwNDg1YmY0ZDNmXkEyXkFqcGdeQXVyMTMxODk2OTU._V1_UX182_CR00182268_AL_.jpg

Filmi më pas vijoi me tre pjesë të tjera në vitet  1997, 2002 dhe 2012, asnjëra prej të cilave nuk kishte Culkin si protagonist.

16986040-7331343-image-a-82_1565169519560-Copy_1.jpg

Së fundmi, “Home Alone” pritet që të sillet në një version të ri dhe lajmin e ka dhënë vetë drejtuesi i “Disney”, Bob Iger. Ai ka paralajmëruar se ky film do të ripunohet, për t’u përshtatur me brezat e rinj.

Megjithatë kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga fansat e “Disney”, të cilët nuk e kanë pëlqyer versionin e ri të "E bukura dhe bisha”, “Mbreti luan” apo “Libri i xhunglës”. Dikush prej fansave ka shkruar në “Twitter” se do të ishte mirë që “Disney” të prodhonte një histori të re, se sa të risjellë në një formë tjetër filmat që janë realizuar më parë.

16985828-7331343-image-a-68_1565167483489.jpg

Sipas shikueve të rregullt të filmave të vjetër nuk ka kuptim që e gjithë magjia e filmit të shkatërrohet për ta përshtatur me kohën. Megjithatë këto ide të tyre nuk pritet të merren parasysh, sepse “Disney” do të sjellë në version të ri edhe të “Night at the museum”, “Cheaper by the dozen” dhe “Diary of a wimpey kid”.

 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0082309246063232
    array(1) { ["section"]=> string(107) "i-vetmi-ne-shtepi-se-shpejti-ne-nje-version-te-ri-dhe-nuk-e-dime-nese-do-te-gezoheni-apo-trishtoheni-100212" }