INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I vetmi kandidat kundër Veliajt në Tiranë, Arben Skënderi jep përshtypjen e tij për zgjedhjet

I vetmi kandidat kundër Veliajt në Tiranë, Arben Skënderi jep përshtypjen e tij për zgjedhjet

Publikuar më: 11:58 30-06-2019

Qytetarët e Tiranës të cilët votojnë sot mund të zgjedhin dy kandidatë.

Kryebashkiaku aktual, Erion Veliaj, rikandidon në këto zgjedhje për një mandat të dytë në Bashkinë e Tiranës, ndërkohë që përballë tij do të jetë Arben Skenderaj, kandidat i Bindjes Demokratike.

Në një komunikim për mediat Arben Skënderi thotë se situata deri tani paraqitet e qetë.

Skënderi ju bëri thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë, pavarësisht kandidatit që do të zgjedhin.

“Kam informacione që çdo gjë shkon shumë qetë. Përfitoj nga rasti ti bëj thirrje votuesve që ta përdorin instrumentin e votës pa ndikime. Është e rëndësishme që vota sido që të jetë do të ishte mirë që njerëzit ta kenë këtë instrument ta përdorin. Njerëzit duhet të vijnë të votojnë”, tha Arben Skënderi.

Article Logic
Execution time: 0.0038690567016602