INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I thonë që nuk ka vesh për muzikë dhe këndon ''playback'', Luana merr guximin dhe këndon LIVE, e dëgjoni këtu! [VIDEO]

I thonë që nuk ka vesh për muzikë dhe këndon ''playback'', Luana merr guximin dhe këndon LIVE, e dëgjoni këtu! [VIDEO]

Publikuar më: 12:13 29-01-2019

Luana Vjollca është një ndër moderatoret më të mira shqiptare dhe shumë e dashur për publikun. Kjo shihet fare qartë edhe në Instagramin e saj ku numëron miliona ndjekës me të cilët qëndron gjithmonë në kontakt.

Luana është shumë aktive në rrjetet sociale ku i mban ndjekësit e saj të përditësuar me foto e video të ndryshme si nga përditshmëria ashtu edhe nga profesioni. Luanën e kemi parë edhe si këngëtare dhe tashmë numëron disa këngë që janë dëgjuar e klikuar shumë nga publiku.

Por gjithnjë ka patur nga ata fansat kritikë që janë shprehur se ajo nuk ka vesh për muzikë, por tashmë Luana Vjollca vendosi të publikonte një video, ku shfaqet duke kënduar “live” në një studio diskografike.

Moderatorja dhe këngëtarja shqiptare solli versionin e saj të këngës “Moj e bukura more”, ndërsa e interpretoi pa ndihmën e muzikës.

“Për pikë të qejfit”, është mbishkrimi i Luanës, në videon e publikuar në Instagram.

View this post on Instagram

Per pike te qejfit!

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

Article Logic
Execution time: 0.0038371086120605