INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I thonë ''o budallaqe po bëhesh si...'', Aulona Musta i jep fanses përgjigjen epike [FOTO]

I thonë ''o budallaqe po bëhesh si...'', Aulona Musta i jep fanses përgjigjen epike [FOTO]

Publikuar më: 20:04 17-09-2018

Nëse në ekran është ajo që “thumbon” personazhet e famshëm, në rrjetet sociale janë fansat e saj që i tërheqin veshin sa herë që nuk iu pëlqen diçka nga moderatorja Aulona Musta.

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan me të gjithë ndjekësit e saj detaje të ndryshme nga jeta private, por nuk mungojnë as “konfliktet” me ndjekësit.

Gazetarja e njohur falë punës së lodhshme në palestër gëzon një trup që të gjitha femrat do e donin dhe së fundmi ka publikuar një seri videosh në Instagram ku u tregon vajzave disa ushtrime për supet. Shumë altruiste Aulona, por një fans e ka ofenduar duke i thënë: “o budallaqe po bëhesh si mashkull nga lart. Bëj stërvitje por rruaj feminitetin.”.

Aulona është treguar shumë e qetë dhe e ka ironizuar pasi fansi e shkroi gabim dhe ajo i tha: “Do e RRuaj unë, pa merak” me një emoji zemër.

ddashnD.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0018420219421387