INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I shtrenjtë për turizëm po i lirë për studime! Zbulohet qyteti…

I shtrenjtë për turizëm po i lirë për studime! Zbulohet qyteti…

Publikuar më: 14:00 16-02-2017

Parisi rezulton qyteti më i mirë në botë për të studiuar. Ai kryeson për herë të katërt sipas një studimi të kryer nga organizata e rankimit të universiteteve “QS Best Student Cities”. Faktorët që merren në studim janë numri i lartë të universiteteve, cilësinë e mësimdhënies, shumëllojshmërinë e studentëve nga shtete të ndryshme, deri dhe tarifa të ulëta shkollimi. Parisi ka 18 universitete dhe ia kalon me vetëm një universitet më shumë Londra, por gjithësesi nuk mban vendin e parë pasi kushtet e tjera në Paris ia kalojnë. Edhe pse Parisi konsiderohet si një prej vendeve, ku niveli i jetesës është shumë i shtrenjtë, pasi renditet si qyteti i 25 më i shtrenjtë në botë, tarifat e studimit janë ndër më të ulëtat krahasuar me qytete të tjera. Ndërsa Melburni, është qyteti i dytë më i mire. Një numër i madh studentësh e zgjedhin Melburnin si destinacionin e tyre për të studiuar, sepse aty niveli i papunësisë është shumë i ulët dhe gjithkush prej tyre shpreson se mund të gjejë një punë shumë lehtësisht si gjatë periudhës së studimeve, ashtu edhe pas diplomimit. Ai renditet i dyti sepse është edhe një prej qyteteve me klimën më të preferuar. I treti renditet Tokio edhe pse një vit më parë ishte i shtati. Tokio është edhe qendra financiare e botës, gjë kjo që nënkupton se studentëve mund t’u jepen mundësi të shumta profesionale pas diplomimit. Më pas rendite Sidnei, Londra që nga një vit më parë që ishte qyteti i dytëka rënë me 3 vende. I gjashti rezulton Singapori sepse niveli i sigurisë dhe ai i punësimit të të rinjve është shumë i lartë. Më tej rendite Montreali për shkak se niveli i papunësisë është shumë i ulët. I teti është Hong Kongu se ka nivel të lartë të mësimdhënies së universiteteve. I nënti Berlini dhe i fundit në 10 më të preferuarve është Seuli pasi ka hapësira punësimi dhe nivelit të lartë të mësimdhënies.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041670799255371