INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I shkoi në emision, por më pas u largua, Ermali ka një kërkesë për Luanën, moderatorja i kthehet: Ti je...[FOTO]

I shkoi në emision, por më pas u largua, Ermali ka një kërkesë për Luanën, moderatorja i kthehet: Ti je...[FOTO]

Publikuar më: 19:31 22-10-2018

Kthimi i Ermal Mamaqit në ekranin e Top Channel nuk mund të kalonte pa zhurmë, ngacmime, batuta e shumë deklarata, të cilat kanë shkaktuar humor dhe rrëmujë në studion e “Shiko kush luan”.

Mamaqi ka realizuar disa lojëra gazmore me Luanën e të ftuarit e tjerë, por është “përplasur” edhe me Fifin e cila më parë ka qenë këngëtare në emisionin e tij. Mirëpo më pas moderatori i njohur u largua nga emisioni pasi do fillonte xhirimet e emisionit të tij dhe u zëvëndësua nga këngëtari Genc Salihu.

Luana ka publikuar së fundmi një video të shkëputur nga emisioni i saj dhe Ermali e falënderon e i thotë që është kënaqur shumë. Madje e pyet “kur do vij prap unë”

Luana i përgjigjet: “Ti je yll bote, e lejmë surprizë bashkëpunimin tonë të rradhës”.

 

akp.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036139488220215