Sa herë që temperaturat arrijnë nën zero, mediat sociale mbushen me video të njerëzve që përpiqen të bëjnë “lojën” me ujin e valuar.
Aventurierët në SHBA po e përdorin vorbullën polare që ka pushtuar vendin për të kryer disa eksperimente që po qarkullojnë në rrjetet sociale.
Loja e ujit të valuar bëhet duke hedhur në ajër një sasi uji të valuar, i cili hapet si një re e bardhë në momentin që arrin temperaturat e ngrirjes.
Nëse bëhet siç duhet, kjo lojë mund të rezultojë e mahnitshme, por duke konsideruar se luhet me ujë të nxehtë, incidentet janë të pashmangshme.
Sesa i rrezikshëm mund të jetë uji i valuar e ka kuptuar Chris Kieger, i cili provoi të luante gjysmë i zhveshur me një palë shapka. Jo vetëm që nuk arriti të luante lojën, por u përvëlua nga uji dhe rezultatet shihini vetë në videon më poshtë...
 
							 
							 
							 
							 
					![I riu provon lojën e famshme të rrjeteve sociale, burri përfundon i përvëluar [VIDEO] I riu provon lojën e famshme të rrjeteve sociale, burri përfundon i përvëluar [VIDEO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/1313fbe92671adeea533f99dbf9202ee_L.jpg?t=-62169988760) 
											 
  
  
  
 







 24 Oct 2025
24 Oct 2025 





