INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I publikuan fotot nga PAPARACI, Albana Osmani reagon ashpër: Unë nuk e shes veten…[FOTO]

I publikuan fotot nga PAPARACI, Albana Osmani reagon ashpër: Unë nuk e shes veten…[FOTO]

Publikuar më: 15:37 09-09-2020

Një foto e shkrepur nga paparaci e ka vënë Albana Osmanin në qendër të vëmendjes ditët e fundit. Në foto ajo shfaqej mjaft e thjeshtë dhe sportive. Duke qenë se gjithmonë jemi mësuar ta shohim të kuruar në ekran, pati dhe nga ata që nuk i kursyen kritikat. Albana ka zgjedhur të reagojë duke publikuar foton dhe duke dhënë edhe një mesazh se edhe njerëzit e televizionit në përditshmëri janë mjaft të thjeshtë. Albana shprehet se në përditshmërinë e saj ajo është disi më e shkujdesur për shkak të angazhimeve dhe se për të fotografia në fjalë është mëse normale.

“Në të gjitha portalet ishte kjo foto paparaci, ku shkruhej lloj e soj. Epo ju them që këtu dukem shumë mirë, mëse normal. Ka ditë nga ngarkesa jam edhe më e shkujdesur. Vazhdoni më ndiqni këmba-këmbës. Thoni çfarë të doni. Njeri jam si të gjithë në fund të ditës. Dhe më pëlqen të mos ‘shes’ veten mbi këtë. Për role të tjera protagonizmi keni mjaftueshëm, në treg, që ua plotësojnë faqet dhe kilikimet. Më erdhi mirë që gjithë publiku kudo shprehej pozitivisht. Dua t’i falenderoj. Ju përshëndes duke ju uruar sezon të mbarë. Kujdes shëndetin mbi të gjitha!”, shkruan moderatorja.

DF0D5FC5-E61E-4DF0-8047-9A47D0AE4182-235x400.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0037069320678711