INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I përmendin PARA dhe...! A do të largohet ''KIMIKATI'' nga Portokallia? Ja si përgjigjet aktori i humorit

I përmendin PARA dhe...! A do të largohet ''KIMIKATI'' nga Portokallia? Ja si përgjigjet aktori i humorit

Publikuar më: 15:18 18-04-2018

Kimikati ose siç quhet në të vërtetë Olsi Bylyku është një ndër aktorët e humorit më të dashur në vend, shakatë e tij shpesh herë na kanë shkrirë gazit dhe na kanë bërë të kuptojmë një realitet të hidhur që shpesh herë na transmetohet me anë të “shakasë”.

Këtë gjë Olsi di ta bëjë shumë mirë dhe meriton një duartrokitje të madhe.

I ftuar në emisionin ‘Ditë e Re’ ai është shprehur se nuk do ta ndërronte Portokallinë me asnjë emision tjetër humori.

Ai tregoi se edhe nëse do ti vinte ndonjë ofertë me pagesë më të mirë nga një emision tjetër do qëndronte në Portokalli.

Për më shumë ndiqni dialogun e mëposhtëm;

Dajana Shabani: Nëse do të vinte një ofertë tjetër nga një konkurrent i Portokallisë, do të largoheshe?

Olsi Bylyku: Jo

Dajana Shabani: Për asnjë arsye?

Olsi Bylyku: Për asnjë arsye

Dajana Shabani: As për lekë më shumë?

Olsi Bylyku: Jo, sepse ka mbi 15 vite si emision dhe akoma nuk ka një emision humori që të jetë më i mirë se Portokallia. Dhe me uljet që ndoshta ka pasur Portokallia me sezone prap nuk ka pasur emision tjetër sepse akoma promovon shumë të rinj dhe ka një staf të mrekullueshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0038580894470215