INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I përdorin emrin për qëllime mashtrimi, reagon Ardit Gjebrea: Një i çmendur hedh…[FOTO]

I përdorin emrin për qëllime mashtrimi, reagon Ardit Gjebrea: Një i çmendur hedh…[FOTO]

Publikuar më: 13:36 10-12-2020

Ardit Gjebrea është përballur me një situatë të pazakontë, pasi dikush është përpjekur të mashtrojë në emër të tij. Persona të paidentifikuar kanë përdorur emrin për qëllimet e tyre në rrjete sociale, dhe atij i është dashur të sqarojë ndjekësit se bëhet fjalë për një mashtrim.

“Fallco! Një i çmendur hedh një gur në lumë dhe mua më duhet të reagoj. Por meqë ma kërkuan familjarët e mi po e bëj. E vetmja faqe në Instagram e imja është kjo këtu dhe në facebook është ajo e cila është verifikuar. Se çfarë bëjnë të tjerët, nuk është problemi im. Sidoqoftë tani me këtë çështje po merren organet kompetente.

Kujdes! Mos jepni asnjë të dhënë tuajën personale, nëse ju kërkojnë nga llogari të ndryshme me emrin tim në Facebook ose Instagram. Mos hyni në asnjë lojë që ka emrin apo foton time. Gjithçka është një tallje e dikujt. Vetëm kjo është faqe e imja, e verifikuar.”, shkruan Gjebrea.

vbb.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037341117858887