INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I paparashikueshmi Trump: Vendimi i tij që habit sërish [FOTO]

I paparashikueshmi Trump: Vendimi i tij që habit sërish [FOTO]

Publikuar më: 13:37 23-01-2017

Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi urdhrin e parë ekzekutiv të premten, pak pasi bëri betimin si Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara, duke udhëzuar agjencitë federale që të lehtësojnë rregullat që kanë të bëjnë me reformën shëndetësore të ish-Presidentit Barack Obama.

Pas shkarkimit të ambasadorëve dhe kufizimit të ligjit të “Obamacare”,  Trump ka hequr nga faqja zyrtare e Presidencës gjuhën Spanjolle.

Pas gati 30 vitesh, Shtëpia e Bardhë ka mbyllur të gjitha profilet e saj që ka pasur në gjuhën Spanjolle, duke lënë pa informacione minoritetin më të madh që është në SHBA.

Gjithashtu Trump nuk ka as edhe një këshilltar të çështjeve hispanike, ndryshe nga Obama i cili e ka pasur një të tillë në kabinetin e tij.

“Shtëpia e Bardhë tani është Shtëpi e Bardhë”, ironizon gazeta e madhe spanjolle El Pais, që ka bërë publik edhe lajmin për heqjen e gjuhës spanjolle nga faqja zyrtare e Shtëpisë së Bardhë.

asfas.png

auto_shtepia_e_bardhe1485158303.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036897659301758