Shqipëria do të përjetojë një tjetër javë përvëluese. Vala e të nxehtit afrikan që ka përfshirë vendin do të sjellë temperatura që do të kapërcejnë vlerën e 40 gradëve në mesjavë.
Hakil Osmani: Kemi temperatura deri në 38 gradë celsius, por ky 20 Korrik do shënojë mbi 40 gradë në zona të veçanta.
Këto temperatura aspak normale për stinën do të jenë prezente përgjatë gjithë javës.
Hakil Osmani: Kjo valë e të nxehtit do të zgjasë deri të hënën e ardhshme. Problem do jenë dhe vlerat minimale duke bërë që gjatë gjithë 24 orëve të jetë vapë.
Por kjo nuk do të jetë e fundit valë e të nxehtit që përfshin Shqipërinë. Sinoptikanët e kanë parashikuar edhe më herët se kjo verë do të shënojë disa episode me temperatura ekstreme.