INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I morën 28 mijë euro për ti legalizuar ndërtesën pa leje, ndalohen dy ''MASHTURUESIT''

I morën 28 mijë euro për ti legalizuar ndërtesën pa leje, ndalohen dy ''MASHTURUESIT''

Publikuar më: 21:24 18-04-2019

Dy të rinj janë ndaluar nga Policia e Tiranës pasi kanë mashtruar një shtetase dhe i kanë marrë mbi 27 mijë euro, me premtimin se do ti legalizonin një ndërtesë pa leje.

Sipas njoftimit të Policisë, në kudër të operacionit 'Impostors' janë ndaluar shtetasit: B. P., 36 vjeç, lindur në Tiranë dhe O. S., 31 vjeç, banues po në Tiranë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me anë të mashtrimit, i kanë marrë një shtetaseje një shumë prej 27 780 euro dhe 985 000 lekë, për legalizimin e një ndërtimi pa leje dhe për njohjen e një sipërfaqeje trualli.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprën penale “Mashtrimi”, të parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë - Operacion policor i koduar “Impostors”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në pranga dy shtetas, të cilët me anë të mashtrimit, i kanë marrë një shtetaseje një shumë në lekë dhe euro, për legalizimin e një ndërtimi pa leje dhe për njohjen e një sipërfaqeje trualli.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Impostors”, ndaloi shtetasit:

P., 36 vjeç, lindur në Tiranë;
S., 31 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me anë të mashtrimit, i kanë marrë një shtetaseje një shumë prej 27 780 euro dhe 985 000 lekë, për legalizimin e një ndërtimi pa leje dhe për njohjen e një sipërfaqeje trualli.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprën penale “Mashtrimi”, të parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0039279460906982