INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I mbijetoi masakrës në shkollën fillore, ylli LATIN bën gjestin e veçantë për 10 vjeçaren

I mbijetoi masakrës në shkollën fillore, ylli LATIN bën gjestin e veçantë për 10 vjeçaren

Publikuar më: 19:29 19-09-2022

Bad Bunny ka bërë një gjest të veçantë për një 10 vjeçare që i mbijetoi masakrës në shkollën fillore në Uvalde, Teksas. Reperi portorikan, emri i vërtetë i të cilit është Benito Antonio Martínez Ocasio, po ndihmon në financimin e një shtëpie të re për Mayah Nicole Zamora, e cila u plagos në të shtënat në shkollën fillore.

Gjatë qëndrimit të saj 66-ditor në spital, Mayah mësoi se autori i masakrës, Salvador Ramos, i cili vrau 19 studentë dhe dy mësues, jetonte vetëm disa blloqe larg shtëpisë së saj dhe e kishte shumë të vështirë të kthehej atje. Kështu, artisti 28 vjeçar dhuroi paratë e nevojshme për të ndërtuar shtëpinë.

“Kemi siguruar fondet për t’i ndërtuar Mayah dhe familjen e saj një shtëpi të re në një vend ku ajo ndihet e sigurt. Shpresojmë që kjo të jetë një mundësi për Mayah dhe familjen e saj që të rindërtojnë jetën e tyre, të krijojnë kujtime të reja dhe të shikojnë drejt një të ardhmeje të ndritur.”, thuhet në reagim.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036308765411377