INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I lanë pas telashet dhe bashkohen Ledri me Skivin? Reperi zbulon të vërtetën pasi u kapën MAT në kafe! [FOTO]

I lanë pas telashet dhe bashkohen Ledri me Skivin? Reperi zbulon të vërtetën pasi u kapën MAT në kafe! [FOTO]

Publikuar më: 17:14 14-11-2018

Ditën e djeshme bëri bujë lajmi se reperët e njohur Ledri dhe Skivi janë pajtuar pasi ata nuk komunikonin me njëri-tjetrin prej vitesh. Dje ata u fotografuan ku dyshja ishin në një kafene duke diskutuar.

I kontaktuar nga gazetarët Skivi ka treguar se ishte një takim i rastësishëm mes tyre. “Çfarë të them për dje? Ishte një takim i thjeshtë” – tha reperi.

Ndërsa pyetjes për ribashkim ai iu përgjigj: “Kjo pyetje është 1 milionëshe”, duke lënë të hapur mundësinë e një rikthimi të dyshes së famshme të hip hop-it.

pri.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033690929412842