E mbani mend kur u shpërnda lajmi se Kanye Ëest do i bënte një dhuratë krishtlindjesh Kim Kardashian që kushtonte 14 milion dollarë?
Nëse po, me siguri jeni shokuar edhe ju si gjithë dynjaja!
Bëhej fjalë për një apartament në Miami që pozicionohej në vendin e njohur si “Billionaire Beach Bunker.”
Sipas “Page Six” Kanye West ka ndërruar mendje dhe dëshiron që ta kthejë mbrapsht.
Arsyeja zbulohet se lidhet me Kim Kardashian! Kjo e fundit nuk ishte dakord që të bëhej një shpenzim aq i madh.
Kur Kim dhe Kanye shkuan në Miami për ta parë bashkë, ajo në fillim raportohet se e dashuroi, por më pas ka pohuar se nuk është shumë private për çiftin.
Aktualisht dyshja po shohin për një shtëpi pushimesh e cila ofron shumë privatësi për familjen e tyre.