INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I kërkon avionin privat Gareth Bale për ndeshjen ndaj Shqipërisë, lojtari i Uellsi-t ka një arsye “speciale”

I kërkon avionin privat Gareth Bale për ndeshjen ndaj Shqipërisë, lojtari i Uellsi-t ka një arsye “speciale”

Publikuar më: 17:14 18-11-2018

Kris Ganter është një nga lojtarët më veteranë në kombëtaren e Uellsit. Në ndeshjen kundër Shqipërisë ai do ketë shansin të luajë ndeshjen e 93-të, duke hyrë në historinë kombit për numrin rekord të ndeshjeve të luajtura me kombëtaren.

Në këtë moment special lojtari ka dashur të ketë në prani edhe familjen e tij. Për këtë arsye ai i ka kërkuar shokut të skuadrës Gareth Bale, që në avionin e tij privat të marrë edhe familjen e tij.

Sipas Ganter në momentin që luan Kombëtarja nuk ka rëndësi nëse është një miqësore apo ndeshje zyrtare. Ai është shprehur se interesi i lartë i tifozëve për këtë takim e bën atë entuziast

Article Logic
Execution time: 0.0037682056427002