INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I kërkoi fanses myslimane të hiqte shaminë gjatë koncertit,  Drake reagon ... [FOTO]

I kërkoi fanses myslimane të hiqte shaminë gjatë koncertit, Drake reagon ... [FOTO]

Publikuar më: 18:34 11-02-2017

Kjo kërkesë e Drake në koncertin e tij të fundit i ka irrituar së tepërmi fansat e këngëtarit.

Ditën e djeshme mediat shkruanin se ai  gjatë koncertit të fundit që kishte në Londër, i ka kërkuar një fanseje myslimane të hiqte shaminë nga koka.

Reperi kanadez sapo i ka dëgjuar këto lajme nuk ka ndenjur indiferent por ka reaguar menjëherë duke sqaruar situatën.

 “Çdo natë, në fund të koncertit i bëj thirrje fansave  për unitet dhe dashuri, ndërsa sot e shoh veten të përfshirë në një histori mediash që po më shfrytëzojnë. Gjatë koncertit tim në 02 në Londër, isha duke u folur katër grave, njëra prej të cilave kishte të veshur një xhaketë dhe një shall. Komenti im ishte për të hequr shallin në mënyrë që të afrohet më tepër me fansat”- shkruian ai në faqen e tij në Instagram.

drake_brenda.png

Article Logic
Execution time: 0.0035419464111328