INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I kërkoi falje për gjuajten me shuplakë në

I kërkoi falje për gjuajten me shuplakë në "BBVA", Kejvina bën gjestin e papritur nga Afrika për Luizin

Publikuar më: 20:38 23-02-2023

Kejvina u eliminua nga “Big Brother VIP Albania”, pasi gjuajti me shuplakë Luizin. Pas daljes nga ky format ajo u zhduk nga rrjetet sociale për një kohë të gjatë. Disa javë pas, ajo i dërgoi një dron Luizit, e më pas bëri një reagim të gjatë në ‘Instagram’, ku ka kërkuar falje dhe ka treguar se i vetmi person që i donte të mirën asaj ishte pikërisht Luizi. Modelja së fundi ka nisur pushimet e saj në Afrikë. Luizi tashmë pothuajse nga secili quhet “Luan”.

E lidhur me këtë Kejvina ka publikuar një video me një “luan” ku mbi të ka shkruar vetëm shkronjën “L” dhe emojin e “luanit”.

 download.png

 

 

Me këtë ajo tregon sërish se Luizi është tashmë favoriti në “BBVA”.

Article Logic
Execution time: 0.0034189224243164