INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I keni vënë re? Njihuni me 10 gjërat e çuditshme, por të vërteta që na ndodhim kur biem në DASHURI

I keni vënë re? Njihuni me 10 gjërat e çuditshme, por të vërteta që na ndodhim kur biem në DASHURI

Publikuar më: 16:00 17-06-2018

Kur bien në dashuri shpesh herë njerëzit janë të frymëzuar. shkencëtarët kanë zbuluar arsyet e vërteta të ndryshimit drastik të sjelljes tonë kur biem në dashuri. Ata e kanë lidhur këtë ndryshim me hormonet e dashurisë si dopamine dhe oxytocin, të cilat kanë influencë në emocionet tona. Por kjo ndjesi, a të bën të ndihesh e dehur dhe a mund të ketë një ilaç për dhimbjen?

Ne vendosëm të shohim se si shkencëtaret i shpjegojnë disa stereotipe të njohura të gjërave të cmendura që njerëzit bëjnë kur bien në dashuri.

10. Njerëzit e dashuruar veprojnë njësoj sikur të jenë të dehur.

Pas disa gota vere njerëzit janë gjithmonë më të lirshëm, madje edhe me persona qënuk i njohin shumë mirë pasi bëhen më të qetë dhe frika si dhe ankthi largohen. Oxytocina, një nga hormonet e "dashurisë" të jep të njëjtin efekt, sikur je i dehur. E keni vënë re se njerëzit e dehur duan të përqafojnë këdo? Epo oxytocina ndryshe njihet dhe si hormoni i përqafimit.

9. Njerëzit e dashuruar shëndoshen ose dobësohen.

Eshtë një shprehje e njohur ne psikologji e quajtur " kilet e dashurisë". Shumë cifte shëndoshen në fillimin e lidhjes. Kjo ndodh ndoshta sepse duam të kompensojmë energjinë ee trupi ynë humb ose sepse kalojmë një kohë të gjatë në kafene ose restaurante. Megjithatë jo të gjithë ciftet shtojnë në peshë. Studimet per oxytocinën tek të dashuruarit tregojnë se ajo redukton urinë.

8. Zëri i tyre ndryshon.

Gjatë një bisede telefonike me të dashurit e tyre, shkencëtarët vunë re se zëri i femrave bëhej më i ulët ndersa i meshkujve më i lartë. Kjo ndodh ndoshta sepse partnerët duan të bëhen si njëri-tjetri.

7. Të jesh i dashuruar është një fiksim ose një varësi.

Antrologjistja helen e. fisher zbuloi se kur një person është i dashuruar truri i tyre funksionon njësoj si të një personi me varësi ndaj kokainës. Prandaj ne duam të shpenzojmë sa më shumë kohë me atë që dashurojmë dhe ndihemi të mërzitur kur nuk jemi me të.

6. Personat e dashuruar e kanë të pamundur të flenë.

Shumë prej nesh mendojnë se njerëzit e dashuruar kalojnë netë të shumta pa gjum duke menduar për personin e zemrës. Ne fakt studimet tregojnë se një person i dashuruar fle një orë më pak në darkë dhe nuk ndihet i lodhur.

5. Kur njerëzit janë të dashuruar, zemra sa nuk i del nga vendi.

Djersitja, rrahjet e zemrës të larta si dhe skuqja në fytyrë janë simptoma të ankthit, por edhe në fillimet e lindjes së një lidhje romantike shfaqen të njëjtat simptoma. nëse ndjeni se dikush ju bën të skuqeni, ndoshta keni rënë në dashuri.

4. Njerëzit e dashuruar duan të shkruajnë poezi dhe të këndojnë këngë dashurie. sa shumë poezi janë shkruar nga njerëzit e dashuruar!

Studimet tregojnë se ndjesitë romantike zhvillojnë të menduarit në mënyrë kreative. Kjo është arsyeja pse duam ti dhurojmë gjithmonë dhurata origjinale partnerit tonë.

3. Të jesh i/e dashuruar është një ilaç për sëmundjet.

Shumë studime kanë nxjerrë perfundimin se hormoni dopamine prodhohet më shpejtë tek personat e dashuruar dhe vepron si një ilac natyral. Pra kur doktorët na sugjerojnë të bëjmë diçka që duam kur jemi sëmurë, ndoshta duhet ta dëgjojmë.

2. Dashuria është më e ëmbël.

Studiuesit gjermanë bën një eksperiment, disa personave i dhanë si detyrë për të shkruajtur një ese. një grup shkruaji për dashurinë, një grup për xhelozinë dhe grupi i fundit për diçka neutrale, më pas i dhanë karamele dhe ujë. Grupi i parë i cili kishte shkruajtur për dashurinë, thanë se ushqimet ishin më të ëmbla.

1. Një person i dashuruar është gati të bëj çdo gjë.

Studiuesit kanë arritur në një konkluzion se respekti i ndërsjellë, apo besimi i ndërsjellë si dhe kujdesja janë gjëra shumë të rëndësishme në një lidhje. Nëse ti je i shqetësuar se partneri jot ka harruar kapelen ose çadrën, atëhere jeni me të vërtetë të dashuruar.

Article Logic
Execution time: 0.0039229393005371