INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I ka blerë klikimet në këngën me Kiara Titon?! Përgjigja e Butrint Imerit qenka një MEME e vërtetë! S'duhet humbur! [FOTO/ VIDEO]

I ka blerë klikimet në këngën me Kiara Titon?! Përgjigja e Butrint Imerit qenka një MEME e vërtetë! S'duhet humbur! [FOTO/ VIDEO]

Publikuar më: 15:09 10-06-2019

Këngëtari Butrint Imeri, ka publikuar dje këngën e tij më të re, me titull “Hajt Hajt”, që mesa duket do të jetë pjesë e hiteve verore, në tregun muzikor shqiptar. Kjo këngë mezi pritej nga fansat e tij pasi pjesë e video klipit është bërë edhe moderatorja Kiara Tito dhe në vetëm 3 ditë nga publikimi, “Hajt Hajt” numëron mbi 2.5 milion klikime.

Në një foto të postuar në rrjetin social Instagram, Imeri shihet tepër entuziast dhe ka shkruar përshkrimin: “2 milion per 2 dite, qysh mos me kesh? :)”.

Sigurisht që komentet e fansave ishin të shumtë dhe njëri prej tyre i ka shkruar: “Kto jon rrena o bro”.

Butrinti jo vetëm që iu përgjigj atij, por ia ktheu në mënyrën më epike të mundshme duke i thënë: E pse po t’vje inati? (fut zërin e Milaim Zekës).

tret.png

 

Nëse se kuptoni batutën e Butrintit, mjafton të shihni këtë video në minutën 01:25 dhe do e keni më të lehtë. Ky koment u pëlqye shumë nga fansat e këngëtari dhe ai sapo na tregoi që ka nivel të lartë humori.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037891864776611