INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I heqin patentën, Stine ankohet por

I heqin patentën, Stine ankohet por "del bllof" me ligjin! [FOTO]

Publikuar më: 13:17 29-08-2017

Ishte vetë Stine që bëri publik lajmin nëpërmjet Instagramit të tij.

Pasi publikoi foton e masës që është marrë ndaj tij, ai gjithashtu është ankuar në një postim të gjatë. Duke theksuar se nuk ka asgjë me shtetin dhe i vjen mirë që ligjet zbatohen, ai shprehet se nuk e kupton se si “një polic i nderuar për 20 km plus i heq patentën që e ka fituar me zotësi dhe ia ka dhënë shteti gjerman në kushtet dhe konditat e tyre”. Megjithatë Gazeta Express tregon se këngëtari i njohur nuk e njeh mirë ligjin shqiptar pasi Kodi Rrugor saktëson se: “cilido që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/orë, ndëshkohet me masë administrative gjobë nga 4 mijë deri në 12 mijë lekë. Si pasojë e kësaj shkeljeje, merren masa administrative plotësuese me pezullimin e lejedrejtimit nga 1 deri në 3 muaj.”

stinerec.jpg

I njëjti burim ka sjellë gjithashtu ligjin e plotë për shkelje të normave të qarkullimit rrugor:

Kodit Rrugor. Shpejtësia Sipas nenit 140, pika 9, cilido që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/orë, ndëshkohet me masë administrative gjobë nga 4 mijë deri në 12 mijë lekë. Si pasojë e kësaj shkeljeje, merren masa administrative plotësuese me pezullimin e lejedrejtimit nga 1 deri në 3 muaj. Në qoftë se shkelja është kryer nga një drejtues mjeti që e zotëron lejedrejtimin prej më pak se 3 vjetësh, pezullimi i lejedrejtimit bëhet për 3 deri në 6 muaj. Zotëruesi i lejedrejtimit shqiptar, i cili në tri vitet e para të marrjes së lejedrejtimit qarkullon duke i tejkaluar limitet e shpejtësisë së mjeteve të përcaktuara në këtë nen, është subjekt i sanksionit administrativ të veçantë me gjobë në vlerën nga 1 mijë deri në 3 mijë lekë. Shkelja e mësipërme, përveç masës administrative gjobë, ndëshkohet edhe me masën plotësuese të pezullimit të lejedrejtimit nga 2 deri në 8 muaj.

Article Logic
Execution time: 0.0047199726104736