INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I gjithë interneti u çmend me foton e Malumës teksa puth në buzë të ëmën, por tani përfaqësuesit e këngëtarit habisin: 'Është normale'

I gjithë interneti u çmend me foton e Malumës teksa puth në buzë të ëmën, por tani përfaqësuesit e këngëtarit habisin: 'Është normale'

Publikuar më: 13:11 16-05-2019

Disa ditë më parë fotoja e këngëtarit Maluma me të ëmën e tij duke u puthur në buzë bëri xhiron e rrjetit.

Të shumtë ishin komentuesit që e gjykonin këngëtarin për këtë foto duke thënë se ishte jo normale dhe e papërshtatshme.

Lidhur me kritikat që Maluma mori pas postimit kanë reaguar së fundmi edhe përfaqësuesit e tij të cilët kanë shpjeguar se në kulturën latine një gjest i tillë është më se normal.

“Gjëja e bukur është se ai u pranua në tregun e muzikës amerikane me krahët e hapur dhe mendoj se kjo është diçka globale. Tani njerëzit do të kenë mundësinë të shohin anë të ndryshme të kulturës në mënyra të ndryshme. Është normale në kulturën latine, veçanërisht nëse je djalë i vetëm ose fëmija i vetëm i shtëpisë. Është afeksion dhe një formë respekti. Maluma është i hapur për atë që është dhe vlerat e kulturës së tij”, kanë përfunduar menaxherët e këngëtarit duke i dhënë një herë e mirë fund ofendimeve të fansave.

ethbsrnthjr.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0044560432434082