INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I fshiu shpejt! Enca dhe Don Phenom publikuan ''Kujt Po i Han'', por a u bëri Noizy ''DISS'' me këto foto kafshësh?! [FOTO]

I fshiu shpejt! Enca dhe Don Phenom publikuan ''Kujt Po i Han'', por a u bëri Noizy ''DISS'' me këto foto kafshësh?! [FOTO]

Publikuar më: 21:23 12-10-2018

ENCA dhe Don Phenom publikuan “Kujt po i han”, por fansat janë të bindur se këto foto kafshësh të NOIZYT janë DISS për ta! Është publikuar vetëm pak më parë videoklipi i shumëpritur i këngës "Kujt po i han" nga Enca në bashkëpunim me Don Phenom. Këngëtarja shfaqet super seksi dhe e kuruar në detaje që nga flokët e deri tek veshja shumë moderne.

Në fillim Enca shfaqet me një xhaketë jeshile të gjatë dhe flokët e kuqe zjarr teksa performon në një ekspozitë me pikturat e saj.

Pas kësaj, këngëtarja shfaqet në një ambient si lojë shahu, e veshur shumë provokuese teksa në disa sekuenca të videoklipit shfaqet duke bërë tëerk e në disa të tjera duke kërcyer me Don Phenom. Mirëpo vetëm pak orë pas publikimit të këngës, e papritura ndodhi. Noizy i cili ka qenë miku i saj më i mirë, reagoi me anë të disa postimeve në Instagram.

Reperi i njohur ironizonte bashkëpunimin e këngëtares me rivalin e tij Don Phenom, teksa shfaqte imazhin e dy lopëve me mikrofon.

“Asgjë përveçse dashuri” – shkruan krahas njërës nga fotot reperi. Menjëherë fansat, e kanë përkthyer postimin si një dedikim të qartë për Encën! Dhe pasi dha mesazhin për ish-bashkëpunëtoren e tij, Noizy fshiu fotot nga profili i tij në Instagram.

collagefdafsdsadsdasdada.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003882884979248