INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I fejuari i Ariana Grande zbulon detajet shokuese nga fëmijëria! ‘Kur isha 9 vjeç… ‘

I fejuari i Ariana Grande zbulon detajet shokuese nga fëmijëria! ‘Kur isha 9 vjeç… ‘

Publikuar më: 12:27 29-08-2018

Tashmë Pete Davidson kemi filluar ta njohim të gjithë prej fejesës së tij me Ariana Grande. 

Gjatë gjithë kohës jemi sy e veshë për të zbuluar gjithçka ndodh në lidhjen e tyre.

Së fundmi komediani 24-vjeçar i “Saturday Night Live” ka vendosur të ndajë disa detaje mjaft tragjike nga fëmijëria e tij.

Pete ka zbuluar se babai i tij zjarrfikës, Scott, vdiq gjatë sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. 

Ai ka treguar për revistën “Variety”, se hyri në depresion të thellë pas vdekjes së të atit dhe u përpoq që të mbyste veten kur ishte vetëm 9 vjeç.

Pete gjithashtu tregoi se vuan nga çrregullime të personalitetit dhe rrëfeu impaktin që pati ngjarja e rëndë, kur ishte vetëm 7 vjeç.

24-vjeçari tregoi se vendosi të bëhej komedian pas vdekjes së të atit, duke e shpjeguar kështu:

“Nëse babai im nuk do të vdiste, nuk do të isha komedian. Do të isha një punëtor ndërtimi ose në një trajner basketbolli. Kam mësuar se çfarë ishte vdekja. Kjo është diçka për të cilën nuk duhet të mësosh asgjë deri në shkollën e mesme. Të mësoja se çdo gjë mund të të merret nga duart aq herët, më dha këtë ndjesi: ‘Të shkojë në djall! Unë jam në gjendje të vazhdoj përpara, sepse gjëja më e keqe që mund të më ndodhte, ndodhi’.”

pete.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003652811050415