INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I dinit? Nga puthja eskimeze, te ajo e ajrit! Këto janë 5 llojet e puthjeve dhe kuptimet e tyre

I dinit? Nga puthja eskimeze, te ajo e ajrit! Këto janë 5 llojet e puthjeve dhe kuptimet e tyre

Publikuar më: 19:50 26-12-2018

Të puthësh do të thotë të japësh dhe të marrësh dashuri.

Sapo takojmë njerëz të rinj apo të afërm, i përqafojmë ose i puthim ata duke krijuar kështu një urë komunikimi tjetër me ta.

LEXO EDHE:
Bixhoz me dashurinë/ Shivai bën të papriturën për Anikën, ja ç’do ndodhë nesër
Por kush janë kuptimet e puthjeve në mbarë botën? Le t’i shohim ato:

1. Puthja mbretërore

Një person që puth në majë të dorës tjetër të ofruar është puthja më formale. Rituali tradicional nuk nënkupton dashuri, është më shumë një përshëndetje e sjellshme dhe e respektueshme mes të huajve që takohen për herë të parë.

2. Puthja e ajrit

Puthja në ajër është një përshëndetje dhe përcillet si një gjest i afërt, diçka që mund të bësh me një mik apo një anëtar të familjes kur largohesh prej tyre.

3. Puthja e ballit

Jo vetëm që është një veprim i bukur dhe i ngrohtë, por komunikon dashurinë në një mënyrë jo-seksuale. Gjesti zakonisht rezervohet për dikë të veçantë, për dikë që ndieni me të vërtetë.

4. Puthja eskimeze

Puthja eskimeze është një puthje intime pa qenë seksuale. Këtë puthje mund ta shkëmbeni kur mbyllni sytë dhe dëshironi të ndjeni frymën e partnerit tuaj.

5. Puthja franceze

Nuk ka pothuajse asnjë puthje tjetër që lidh dy vetë më shumë. Kjo puthje shkëmbehet pikërisht kur dy njerëz duhen dhe kalojnë kohë të gjatë me njëri tjetrin.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036530494689941