INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I dhanë fund njëherë e mirë marrëdhënies treshe që bëri bujë! Egla Harxhi zbulon arsyen pas ndarjes nga Alesia [FOTO]

I dhanë fund njëherë e mirë marrëdhënies treshe që bëri bujë! Egla Harxhi zbulon arsyen pas ndarjes nga Alesia [FOTO]

Publikuar më: 18:35 16-04-2019

Ish-Miss Shqipëria Egla Harxhi, ka folur sot për jetën e saj e ftuar në emisionin e Rudinës.

Ish-Miss-i ka treguar ndjesitë e të qenit nënë dhe se është duke rritur djalin pa praninë e partnerit Alexandre de Basseville.

Ajo tregoi se tani po e rrit djalin vetëm dhe me ndihmën e familjes pas s’ka besim tek askush tjetër:

“Unë jam rritur vetë me dado, por jam një person që e kam të vështirë të besoj dhe te pjesa e dados duhet të jetë dikush që i besoj, kam pasur mamin që ka bërë vajtje ardhje në Paris, kam pasur miq”.

E pyetur për marrëdhënien treshe dhe përse i dha fund asaj, Egla përmendi problematikat dhe zhgënjimet.

“Ti gjithmonë mëson nga këto gjëra. Nuk e konsideroj gabim, çfarë u bë u bë”, u shpreh bukuroshja shqiptare.

Lidhja e ish-miss Shqipërisë, Egla Harxhi me Alesian dhe Ale de Basseville ishte një ndër më të përfolurat në mediat shqiptare. Treshja thyen tabunë duke deklaruar se do të bëheshin një familje e madhe pas lindjes së djalit Luxifer, i cili me sa dukej do të kishte jo një, por dy nëna dhe një baba.

Por pak kohë pas lindjes, na ra në sy mungesa e fotove të Eglës me partneren e saj Alesian. Ato madje as nuk e ndiqnin njëra-tjetrën në rrjetet sociale. Në një intervistë të dhënë më pas, Egla deklaroi se marrëdhënia kishte marrë fund.

e2fdq3erfd.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036001205444336