INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I dha fund konfliktit dhe u bashkua me Noizy-n për të ndihmuar familjen e Klodian Rashës?! Reagon STRESI, ja e vërteta!

I dha fund konfliktit dhe u bashkua me Noizy-n për të ndihmuar familjen e Klodian Rashës?! Reagon STRESI, ja e vërteta!

Publikuar më: 16:35 15-12-2020

Mbrëmjen e djeshme me anë të disa Instastory-ve Noizy shkruante se ka vendosur të ndihmojë familjen e Klodian Rashës dhe madje ftoi edhe artistët e tjerë t’i bashkohen.

Në statusin e tij reperi dilte qartazi kundër protestave për të riun, duke thënë se ato po përdoren nga politika dhe se vetë nuk është me asnjë parti politike, por kundërshton shkatërrimet e vendit të tij.

 Teksa bënte me dije se sot do shkojë për vizitë në familjen e 25-vjeçarit, pyeste “Kush nga artistët është për të ndihmuar familjen e Klodianit?”

 Pak minuta më pas, krejt papritur ai shkroi “Harrova unë se artistët janë bërë për t’i ndihmuar financiarisht vetë.”

Ndërkohë fill pas këtyre statuseve, mediat raportuan se Stresi ka pranuar të bëhet pjesë e kësaj nisme duke u distancuar nga protestat që janë zhvilluar për gjashtë ditë radhazi për vrasjen e Klodian Rashës.

Shkak u bë një bisedë e një fansi me reperin që qarkulloi në rrjet ku në mesazhe shihej se Stresi shkruante “Unë bashkohem me Noizyn me ndihmu familjen e Klodianit”. (SHIKO KETU)

TRESI.jpg

 

Kaq mjaftoi që të shkruhej se ata i kanë dhënë fund mosmarrëveshjeve të së shkuarës, duke i hedhur ato pas për tu bërë sërish bashkë.

Megjithatë, diçka e tillë nuk është e vërtetë. Në një prononcim për “iconstyle.al” Stresi tha se do jetë gjithnjë dakord dhe gati për të ndihmuar familjen e të ndjerit, por nuk është bashkuar me asnjë, e aq më pak me Noizyn. 

Ai shpjegoi se mes tyre nuk ka asnjë konflikt, por për shkak të atyre që kanë ndodhur kur ishin adoleshentë nuk mund të bashkohen më, ndonëse kanë respekt maksimal për familjet e njëri-tjetrit.

Madje ai thotë se duke qenë se Noizy ka thumbuar se artistët janë bërë për tu ndihmuar për vete, le të hapin një sfidë me të gjithë, kur të duan për ta ndihmuar familjen Rasha.

Unë desha ta bëjmë transparente këtë garë, pa hile sepse gjithmonë personi në kllapa, në çdo situatë përmend lekun. Dhe pashë që kishte thumbuar se artistët janë bërë “ për tu ndihmuar vetë financiarisht”. Kur të duash, sfidë të hapur, për të gjithë artistët, kush të dojë ta hapë, që të ndihmojmë realisht atë familje, jo sfidë mes njëri-tjetrit. Unë s’kam pse pajtohem me të (Noizyn), siç kishin shkruar mediat. As nuk pajtohemi, as nuk konfliktohemi. Thjesht siç kemi qenë prej vitesh, kur jemi zënë adoleshentë, unë në punë time ai në punë të vet. Por kemi respekt për familjet e njëri-tjetrit. Ne nuk bëhemi kurrë për muzikë. Kaq!”- tha Stresi./iconstyle.al

Article Logic
Execution time: 0.0036730766296387