INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I dënuari për trafik femrash në Itali, kapet në Fushë-Krujë

I dënuari për trafik femrash në Itali, kapet në Fushë-Krujë

Publikuar më: 09:33 27-09-2018

Bie në pranga të policisë një i kërkuar nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni. Shtetasi F.K i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 6 vite e 3 muaj burg nga drejtësia italiane u arrestua në Fushë-Krujë. Forcat Operacionale të D.V.P. Durrës në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan 50-vjeçarin me qëllim ekstradimi drejt Italisë. F.K, banues në Tiranë është dënuar për disa vepra penale. Mbi të rëndojnë veprat penale "Organizatë kriminale"," Shfrytëzim prostitucioni"," Trafik femrash", "Krime kundër fëmijëve"dhe" Falsifikim dokumentesh" parashikuar në legjislacionin penal italian. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

Article Logic
Execution time: 0.0036718845367432