INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I dënuar në kohën e regjimit komunist, zbulohet historia e fierakut që u ekzekutua tek Liqeni

I dënuar në kohën e regjimit komunist, zbulohet historia e fierakut që u ekzekutua tek Liqeni

Publikuar më: 21:15 16-03-2019

Vrasja e 62 vjeçarit Haxhi Baçinozi tronditi kryeqytetin në ditën e sotme.

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me të, ndërkohë që shkaku i vrasjes është i paqartë. “BalkanWeb” mëson se bëhet fjalë për një ish-të përndjekur, i cili në kohën e regjimit komunist është dënuar dy herë.

Haxhi Baçinozi lindi më 2 korrik të vitit 1957, në fshatin Radostinë të Fierit. Më 30 janar 1982, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për «agjitacion e propagandë».

Ai u dënua sërish më 3 qershor 1984, kësaj radhe me 21 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për «veprën e terrorit në bashkë-punim» (dënim i kombinuar).

Dyshohet se fieraku është qëlluar për vdekje për shkak të një konflikti të hershëm, ende i pasqaruar nga policia. Deri më tani janë identifikuar dy autorët e ngjarjes, të dy nga Fieri dhe janë shpallur në kërkim.

Dyshohet se ka qenë djali i viktimës ai që mund të ketë dalluar personat e sipërpërmendur. Mbi viktimën ka qëlluar njëri prej tyre, ndërsa tjetri e ka ndihmuar të arratisen.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 18:15, tek Liqeni Artificial, ndërsa Baçintozi kishte dalë për vrap bashkë me djalin e tij. Policia ka identifikuar autorët dhe po punon për kapjen e tyre.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041110515594482