Një bashkëbisedim virtual mes këngëtares Rina Balaj dhe ndjekësve të saj në Instagram ka nxjerrë në dritë një histori sa të papritur, aq edhe të komplikuar. Artistja u kërkoi fansave të ndajnë sekrete që nuk ua thonë të tjerëve, por njëri prej rrëfimeve të ardhura në kutinë e pyetjeve tërhoqi menjëherë vëmendjen e saj.
Mesazhi i publikuar nga Rina përshkruante një situatë delikate tradhtie dhe orientimi seksual brenda një rrethi shoqëror. Dërguesi shkruante se i dashuri i shoqes së tij është homoseksual dhe tenton ta ngacmojë vazhdimisht, ndonëse ai vetë i shmanget situatës për të mos u bërë shkak i ndarjes së çiftit.
Ajo që e bëri këtë histori akoma më befasuese ishte shënimi që vetë këngëtarja shtoi poshtë postimit. Krahas një imazhi me mimikë të habitur, Rina theksoi me ironi: “Vajza, bëni kujdes” duke zbuluar se personi që i shkroi këtë sekret është vetë djalë detaj ky që e vendos ngjarjen në një tjetër dimension dhe shkaktoi mjaft reagime te ndjekësit e saj.
