INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I dashuri i saj Krenari ka ditëlindjen, Luana e feston në mënyrë romantike me të

I dashuri i saj Krenari ka ditëlindjen, Luana e feston në mënyrë romantike me të

Publikuar më: 19:07 10-07-2017

Luana po përjeton ditë të bukura!

Rrjetet e saj sociale kanë qenë të mbushura me foto e video promovuese të projektit të saj më të fundit i cili do të publikohet në datën 12 korrik, por edhe me foto ku tregon se ka fansat më të mirë në botë. Mirëpo ditën e sotme një postim i rrallë ka zënë vend në SnapChat-in e saj dhe ka të bëjë me të dashurin, Krenar Çocajn.

Ky i fundit ka qënë ish i dashuri i këngëtares Dafina Zeqiri, por prej kohësh është i lidhur me moderatoren. Edhe pse nuk e kanë pranuar, ata janë fotografuar shpesh me njëri-tjetrin. Ditën e sotme Luana ka postuar një foto ku dallohet një mbrëmje romantike me dy gota verë, poshtë të cilave moderatorja shkruan ‘duke festuar 10.07’, datë kjo e cila korrespondon me përvjetorin e lindjes së Krenarit...

Article Logic
Execution time: 0.0036270618438721