INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I biri feston 10 vjetorin e lindjes, Cristiano Ronaldo i bën dhuratën simbolike [FOTO]

I biri feston 10 vjetorin e lindjes, Cristiano Ronaldo i bën dhuratën simbolike [FOTO]

Publikuar më: 17:33 17-06-2020

Djali i madh i Cristiano Ronaldo feston sot 10 vjetorin e lindjes dhe futbollisti i ka bërë dhuratë versionin e ri të takave sportive të futbollit Mercurial Safari, të cilat kushtojnë 260 Euro.  Ai ka postuar ndërkaq në instagram disa video ku tregon dhuratën që i ka bërë të birit, ndërsa më pas me të njëjtat atlete sportive kanë filluar të luajnë futboll së bashku.

“Nuk mund ta besoj që djali im bëri 10 vjeç, sa shpejt fluturon koha. Gjithmonë ke qenë motiv krenarie për babin që të do kaq shumë”, shkruan Cristiano në një foto ku pozon së bashku me të birin i cili është një kopje e tij.

Ai është gjithashtu baba i binjakëve Eva dhe Mateo si dhe i vajzës Alana me partneren e tij Georgina Rodriguez. 

BOOTS.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.003849983215332