INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I biri 5 muajsh iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale, Almeda Abazi flet për herë të parë [FOTO]

I biri 5 muajsh iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale, Almeda Abazi flet për herë të parë [FOTO]

Publikuar më: 18:30 01-11-2019

Disa ditë më parë u raportua nga mediat turke se djali i Almeda Abazit dhe Tolgahan Sayisman i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Vogëlushit ju desh t’i nënshtrohej një operacioni pasi iu shfaqën disa kiste në kokë. Edhe pse operacioni zgjati disa orë çdo gjë doli me sukses. Më të shqetësuarit gjatë kësaj kohe kanë qenë prindërit e vogëlushit, veçanërisht Almeda e cila, nuk e ka përballuar shumë mirë sëmundjen e djalit. Burimet bëjnë me dije se gjatë kohës që djali ka qenë në sallën e operimit, Almeda nuk ka ndalur lotët.

“Djalin tim e kapi syri i keq”, raportohet të ketë thënë ajo duke iu referuar faktit që muajt e fundit, i biri ishte pjesë e serialit që po xhironte bashkëshorti i saj. Urojmë që çdo gjë të ketë shkuar mirë për Almedën dhe familjen e saj.

64243721_404562610146339_3320405859072788896_n.jpg

Pas këtyre lajmeve, aktorja shqiptare ka reaguar për herë të parë me një status në Instastory, ku tregon gjendjen e të birit pas operacionit.

“Ju falenderoj përzemërsisht të gjithëve për urimet e sinqerta dhe interesimin që treguat për shëndetin e djalit tonë Efehan. Operacioni kaloi me sukses dhe Efehan është shumë mirë. Jua shpërblefsha në raste të gëzueshme dhe Zoti i ruajt të gjithë fëmijët kudo që janë.”- shkruan Almeda në postim.

ede4a1d3-402b-4f52-9151-991997bf93e2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034282207489014