INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I bëni dhe ju? Ja gjërat më të zakonshme që çiftet bëjnë pas seksit

I bëni dhe ju? Ja gjërat më të zakonshme që çiftet bëjnë pas seksit

Publikuar më: 23:12 29-09-2018

Një studim i bërë mbi 2 mijë njerëz nga Pure Romance ka zbuluar se cilat janë disa nga gjërat e përbashkëta që çiftet bëjnë pasi kanë kryer marrëdhënie seksuale.

Doni të dini se cilat janë ato?

Kontrolloni rrjetet sociale - Nuk është aspak një gjë romantike, por e bëjnë të gjithë. Edhe ju ndoshta e keni bërë.

Porosisni ushqim - Një orgazmë e fortë duhet të kalohet me një ushqim të fortë. A nuk ju ka ndodhur tju marrë uria pas seksit?

Gatuani ushqimin - Kjo ndodh më rrallë, përgjithësisht kur keni bërë seks në mëngjes apo në drekë. Kush nuk është i uritur pas seksit në mëngjes?

Një bisedë të gjatë dhe me kuptim - Ndonjëherë mbase keni edhe nevojë të flisni me partnerin tuaj, të nisni një bisedë që ka interes për të dy ju dhe të mos dini ti jepni fund asaj.

Të mos bëni asnjë gjë - Thjesht rrini, nuk flisni, nuk lëvizni. Pra, nuk bëni asnjë gjë.

Pozicioni lugë - Të gjithë e dimë se nuk ka gjë më të këndshme për çiftet sesa pozicioni i lugës. Rrini ngjitur me njëri-tjetrin dhe përqafohuni.

Visheni - Epo, lakuriq nuk do të rrini.

Article Logic
Execution time: 0.002586841583252